së bashku me luleshitësin shqiptar për të rritur biznesin e tij

Ne besojmë në rëndësinë e sektorit të luleve, ne punojmë për ta bërë sektorin të njohur dhe ta rrisim atë, si profesionalisht dhe artistikisht.

Ne mbështesim luleshitësin me shërbimet tona të dedikuara për të zhvilluar njohuritë teknike në krijimin e kompozimeve me lule dhe përgatitjen personale në marrëdhënien me klientin.

Ne veprojmë duke pasur si referim kulturën italiane të luleve dhe bashkëpunojmë me mësues dhe ekspertë italianë.

Sipas filozofisë sonë luleshitësi nuk është vetëm një shitës lulesh.

Luleshitësi është një artist që e punon lulen me profesionalizëm për të krijuar harmoni dhe bukuri në buqetën dhe në kompozimin me lule.

Shërbimet tona dedikuar për luleshitësit shqiptarë:

Portali i luleshitësve shqiptarë

të jenë të dukshëm për publikun, të njihen, të prezantohen për t'u kontaktuar dhe për të marrë porosi

Shkolla e luleshitësve shqiptarë

realizimi i kurseve për përgatitjen e profesionit të luleshitësit, me mësues italianë, për të njohur teknikat moderne te krijimit të buqetave, kompozimeve dhe dekorimeve me lule

Regjistri i luleshitësve shqiptarë

i rezervuar për luleshitësit që kanë fituar formimin profesional të shkollës. Luleshitësi mund të krijojë hapësirën e tij të internetit për tu njohur si një artist i përgatitur teknikisht

Site interneti posaqërisht për luleshitësit

Ne krijojmë faqen tuaj të internetit në një mënyrë të thjeshtë dhe ekonomike me emrin e Dyqanit të Luleve, me një sistem grafik dhe ngjyra sipas dëshirës suaj, të personalizuar dhe të vetë menaxhuar

Site interneti posaqërisht për luleshitësit

  • shitje online e produkteve tuaja
  • menaxhim i klientëve dhe kontakteve përmes lajmërimeve
  • menaxhim i galerisë së imazheve, e modifikuar nga luleshitësi me foto të reja
  • bazë të dhënash me lulet dhe bimët me printimin e udhëzimeve për mirëmbajtjen
  • krijimin e faturave, automatikisht për klientët dhe përdoruesit e blerjeve online
  • menaxhim të porosive të ardhura (të drejtpërdrejta, nga telefoni ose nga shitja online)

Kërkoni informacion​